

Episodi 01 nga 16, 2026
Klik Advertising
Brend, kit për rrjetet sociale, animacion dhe një faqe me hyrje 3D
Emri i tyre është klikimi i një tasti, ndaj tastin e bëmë brend.
Një tast i shtypur
Klik i ndihmon markat të gjejnë zërin e tyre dhe ta mbajnë gjallë çdo ditë: rrjete sociale, përmbajtje, fushata, rritje. Emri i tyre është një tingull, klikimi i një tasti. Ndaj logoja janë katër taste që shkruajnë k, l, i, k, me i-në të shtypur në rozë. Një tast i shtypur: momenti kur mesazhi arrin.
Miqësor me qëllim. Gjithçka përreth po bëhet premium, dhe gjithçka nis të duket njësoj. Klik nuk ishte kurrë emër premium, ndaj brendi mbështetet në atë që emri tashmë është: taste të rrumbullakëta, shkronja të rrumbullakëta, një rozë që bie në sy.





Çdo tast është një derë
Faqja hapet me vetë tastet, në 3D. Çdo tast është një derë: k hap ballinën, l punën, i si punojnë, k e fundit kontaktin, dhe kamera zhytet brenda shkronjës që shtyp. Brenda gjithçka qetësohet: një skenë rozë ku shkruhet titulli i faqes, pastaj faqe të bardha editoriale, në shqip dhe anglisht.





E bërë për të lëvizur
Kiti për rrjetet sociale i jep studios katër stile për Instagram dhe katër kopertina për Facebook, secili në modalitet të errët dhe të çelët, me ikona për highlights dhe foto profili që lexohen mirë në madhësi reale.
Pastaj e vumë në lëvizje: hyrje, dalje, tituj, një buton follow që shtypet, një tast link in bio, lower thirds dhe një logo bug, secili në katër formate, si dhe versione 4K transparente dhe me green screen, që ekipi t'i vendosë vetë në reels.






Titrat
- Klienti
- Klik Advertising, studio kreative në Prishtinë
- Viti
- 2026
- Çfarë bëmë
- Logoja me taste: fjala e plotë, një tast i vetëm dhe versione me një ngjyrë
- Ngjyrat dhe shkronjat: rozë Klik, e zezë, krem dhe Fredoka
- Një kit për rrjetet sociale: katër stile për Instagram, katër kopertina për Facebook, foto profili dhe ikona për highlights, në modalitet të errët dhe të çelët
- Tetë animacione në katër formate, me versione 4K transparente dhe me green screen
- Animacioni i logos
- Një faqe në shqip dhe anglisht që hapet me tastet në 3D